Mesfushori i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka vazhduar me formë të lartë. Ai të dielën shënoi një gol për Trabzonsporin ndaj skuadrës që ka kartonin e tij, Beshiktashit. Muçi realizoi gol në minutën e 25-të për rezultatin 2:1, ndërsa ndeshja përfundoi baras 3:3.
Për golin e tretë të Beshiktashit asistues ishte futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, i cili lëshoi fushën në minutën e 76-të. Pas largimit të Rashicës nga fusha, Trabzonspori shënoi dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar, 3:3.
Muçi luajti deri në fund të takimit të xhiros së 16-të të Superligës së Turqisë.
Beshiktashi luajti nga minuta e 38-të me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të El Bilal Toures.
Për Muçin ishte goli i gjashtë në katër ndeshje resht. Ka edhe një asistim.
Trabzonspori i afrohet Galatasarayt në katër pikë. Zë vendin e dytë me 35 pikë, kurse Beshiktashi në pozitën e pestë me 26 pikë.