Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi asiston në fitoren ndaj Galatasarayt

Enis Bardhi

Enis Bardhi me Konyasporin kanë shënuar fitore të madhe ndaj Galatasarayt.

Konyaspori e mposhti Galatën 2:0 në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të elitës turke.

Bardhi kontribuoi me një asistim në fitoren e vendësve.

Galata me këtë humbje ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, asistoi te goli për 2:0 të cilin e shënoi Blaz Kramer në minutën e 81-të.

Edhe Bardhi asiston në fitoren e Konyasporit Futboll Bardhi asiston në fitoren e Konyasporit

Mesfushori Bardhi në lojë u inkuadrua në minutën e 72-të.

Për 30-vjeçarin ishte asistimi i katërt në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ka të shënuar edhe gjashtë gola.

Galata pavarësisht disfatës e mban pozitën e parë me 55 pikë. Fenerbahçe ka tri pikë më pak një pozitë më poshtë. Por Feneri e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Konyaspori ka 23 pikë në vendin e 13-të. Ishte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitë.

VIDEO:

Edhe Bardhi e çon Konyasporin në finale të Kupës së Turqisë Futboll Bardhi e çon Konyasporin në finale të Kupës së Turqisë