Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beshiktashi nuk gabon ndaj Konyasporit të Bardhit

Enis bardhi

 

Beshiktashi nuk ka gabuar ndaj Konyasporit ku paraqitet Enis Bardhi. 
Beshiktashi të dielën e mposhti Konyasporin në udhëtim me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së 12-të të elitës së futbollit turk. 
Dushan Vllahoviq e kaloi në epërsi Beshiktashin në minutën e dhjetë. 
Vllahoviq realizoi sërish në minutën e 34-t për 2:0. 
Konyaspori e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 42-të me golin që e realizoi Jean-Luc Dompe. 
Rezultatin në 2:2 e barazoi Enis Destan në minutën e 63-të. 
Beshiktashi kaloi sërish në epërsi 3:2 në minutën e 79-të. Autor i golit ishte Leandro Trossard. 
Ndërsa për 4:2 shënoi Vaclav Cerny në minutën e 93-të. 
Bardhi te Konyaspori në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të. 
Ndërsa te Beshiktashi mungoi sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. 
Beshiktashi ka 25 pikë në vendin e tretë. Konyaspori renditet në pozitën e 15-të me tetë pikë.