Edon Zhegrova ka publikuar një set të fotografive në Instagram të dielën pas fitores 4:0 të Juventusit kundër Venezias.
Zhegrova e mbylli ndeshjen me asistim.
Për futbollistin kosovar ishte paraqitja e parë si titullar në Serie A prej se iu bashkua Juventusit vitin e kaluar.
Në set, Zhegrova vendosi fotografinë e lojtarëve titullarë para ndeshjes, festën me shqiponjë së bashku me Kolo Muanin, gëzimin me Juan Cabalin, për të cilin asistoi dhe këmbët e tij me top.
Në përshkrim Zhegrova ka thënë se ishte “fitore e rëndësishme”.
“Faleminderit tifozëve dhe të gjithë atyre qe jeni deri në fund, Forca Juventus”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.