Konyaspori ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë me gol të mesfushorit shqiptar, Enis Bardhi.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, e shënoi golin e fitores në minutën e 98-të. Ai realizoi nga penalltia, ndërsa Konyaspori fitoi 1:0 ndaj Beshiktashit në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Ndeshja gjysmëfinale u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.