Fenerbahçe ka marrë një goditje të madhe të martën mbrëma. Feneri u eliminua nga Kupa e Turqisë pas humbjes 1:0 nga Konyaspori.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Turqisë, u vendos pas vazhdimeve. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan baras 0:0.
Vendosi goli i minutës së 120-të.
Për Konyasporin golin e fitores e shënoi Marko Jevtoviq.
Konyaspori kalon në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa Feneri është në garë për titull me Galatasarayn.
Për Konyasporin deri në minutën e 76-të luajti Enis Bardhi.