Vedat Muriqi me Fenerbahçen e kanë nisur edicionin 2026/27 në Superligën e Turqisë me humbje.
Feneri të shtunën mbrëma u mposht në udhëtim nga Gençlerbirligi me rezultatin 2:1.
Muriqi në lojë te Feneri u inkuadrua në minutën e 61-të.
Edhe pse Fenerbahçe kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, Gençlerbirligi nuk u dorëzua dhe me dy gola të shënuar arriti të përmbysë rezultatin dhe të marrë një fitore të madhe.
Talisca e realizoi golin për Fenerin.
Ndërsa golat e fitores për Gençlerbirligin i shënuan Franco Tongya në minutën e 37-të dhe Ogulcan Ulgun në minutën e 56-të.