Enis Bardhi ka shënuar gol në Kupë të Turqisë. Bardhi është pjesë e skuadrës së Konyasporit.
Konyaspori të martën në kuadër të raundit të katërt kualifikues e mposhti Mussporin në udhëtim me rezultatin e thellë, 4:1.
Musspori bën gara në kategorinë e tretë të futbollit turk.
Konyaspori ka avancuar në fazë të grupeve.
Bardhi e shënoi golin e parë në minutën e 38-të.
Për kapitenin e Maqedonisë së Veriut, Bardhin, ishte goli i parë i shënuar në garën për kupë.
Ka edhe tre gola të tjerë të realizuar në elitën turke të futbollit.
VIDEO:
GOL| 🟡⚪️ Muş Spor Kulübü 0-1 Konyaspor 🟢⚪️
— A Spor (@aspor) December 2, 2025
⚽️ 38' Enis Bardhi#ZTK pic.twitter.com/RwWFq0EW80