Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi asiston në fitoren e Konyasporit

enis bardhi

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka kontribuar me asistim në fitoren 3:0 të Konyasporit ndaj Karagumrukut të dielën pasdite.

Bardhi asistoi në golin e realizuar nga Blazh Kramer në minutën e 21-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 29-të të Superligës turke të futbollit.

Bardhi luajti deri në minutën e 81-të.

Për 30-vjeçarin e Maqedonisë së Veriut është asistimi i katërt, ndërsa ka edhe pesë gola.

Konyaspori ka fituar 34 pikë në 29 ndeshje.