Mesfushori i Uruguait, Matias Vecino pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar
të verës, kanë njoftuar mediumet në Itali.
Për futbollistin 28-vjeçar që ka vlerën e 25 milionë eurove, interesim kanë shprehur dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Everton, transmeton KTV.
Interi shpreson ta transferojë Arturo Vidalin nga Barcelona për ta mbuluar vendin që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Me Interin, Vecino ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, derisa kësaj skuadre iu bashkua nga Fiorentina në gusht të vitit 2017.
Ai këtë edicion në të gjitha garat, ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me një asistim.