Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i vendosur ta mbajë Perishiqin

Interi është i vendosur që ta mbajë Ivan Perishiqin në skuadër edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kroatit i skadon kontrata me klubin italian në fund të sezonit, por Interi do të bëjë të pamundurën që ta bind për të firmosur kontratë të re.

Arsenali dhe Tottenhami ka shfaqur interesim për Perishiqin.

Raportohet se 33-vjeçari po synon kontratë dyvjeçare me njërin nga klubet angleze.

Perishiqi ishte ndër lojtarët më të mirë të Interit në vitin e kaluar kur edhe e fituan titullin në Serie A.

Paraqitje pozitive ka pasur edhe këtë sezon. Ka shënuar pesë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 29 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm