Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Immobile i dëshpëruar që nuk shënoi më shumë gola

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka falënderuar trajnerin Roberto Mancini për besimin e dhënë në Kampionatin Evropian. 31-vjeçari ishte zgjedhja e parë e trajnerit Mancini.

Immobile arriti të shënoi dy gola në fazën e grupeve me Italinë.

“Dua të falënderoj Mancinin për mundësin dhe besimin që më ka dhënë. Do të kisha dashur të shënoj më shumë gola në këtë evropian. Dua të falënderoj edhe bashkëlojtarët e mijë të cilët vazhdimisht më kanë mbështetur”, u shpreh Immobile. 31-vjeçari ka luajtur në gjashtë takime në “Euro 2020”.