Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Immobile: Më kanë munguar golat e shënuar

Ciro Immobile i Lazios realizon hat-trick kundër Genoas

Ciro Immobile ka qenë në disponim të mirë pasi kishte shënuar gol në fitoren 3:0 kundër Spezias të premten mbrëma.

Ishte goli i tij i parë pas afro dy muajsh.

Immobile ka pasur telashe të mëdha me lëndime të muskulit, ndërsa ka qenë titullar në vetëm 20 nga 30 ndeshje të ligës në këtë kampanjë.

“Më kishte munguar realizimi i golave këtë vit. Ishte një vit me plot lëndime”, tha fillimisht Immobile 33-vjeçar.

“Duhet të kthehem plotësisht në aspektin më të mirë fizik e më pas nuk do të ndalem si gjithmonë. Nuk mund të dorëzohem. Ka qenë vetëm një sezon pa fat për shkak edhe të lëndimit të nyjës së këmbës. Kur nis me lëndime nuk ndalen kurrë. Por unë nuk dorëzohem”, theksoi Immobile.

Immobile ka 11 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat për Lazion këtë sezon.