Skuadra e Lazios ka mbetur sërish pa sulmuesin Ciro Immobile që është lënduar dhe do të mungojë deri në fund të muajit, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën. Immobile është lënduar në ndeshjen e fundit, të cilën Lazio e fitoi 1:0 kundër Napolit.
Shkaku i lëndimit, Immobile nuk ka stërvitur fare me ekipin dhe është i detyruar të pauzojë të paktën për dy javët e ardhshme.
Shkaku i lëndimit, Immobile do t’i mungojë Lazios të paktën në tri ndeshje, përfshirë edhe derbin kundër skuadrës së Romës.
33-vjeçari ka pasur telashe me lëndimet këtë sezon dhe shkaku i tyre ka munguar në dhjetë ndeshje deri më tani. Megjithatë, ai ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.