Sulmuesi Ciro Immobile nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e Lazios gjatë javëve në vazhdim për shkak të lëndimit. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Immobile është i detyruar të pauzojë të paktën për tri javë pas lëndimit të muskulit të këmbës që e pësoi në ndeshjen e fundit të Lazios.
Ai u detyrua të largohet në fillim të ndeshjes ndaj Sassuolos, të cilën Lazio e fitoi me rezultatin 2:0. Immobile tashmë ka nisur rikuperimin dhe gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore, kanë njoftuar nga ekipi italian.
32-vjeçari është kapiten i Lazios, ndërsa këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 18 paraqitje.