Lazio dhe Italia mund të jenë më të qeta pasi është raportuar se lëndimi i Ciro Immobiles në nyjën e këmbës, nuk është serioz.
Sulmuesi i lacialëve u zëvendësua në minutën e 68-të në humbjen që skuadra e tij e pësoi nga Milani 4:0 në Kupën e Italisë.
Lazio të shtunën do të luajë kundër Bolognas, ndërsa ende nuk dihet nëse Immobile do të kthehet kaq shpejtë në fushën e lojës.
Kishte shqetësime edhe te zyrtarët e Përfaqësueses së Italisë, pasi “azzurrët” do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në plejofin e Kupës së Botës.
Artikuj të ngjashëm