Ish-sulmuesi i njohur i Lazios, Ciro Immobile, është pensionuar nga futbolli në moshën 36-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten Paris FC, klubi ku Immobile ishte paraqitur deri tani.
Italiani Immobile iu bashkua skuadrës Paris FC në muajin shkurt si lojtar i lirë.
Immobile pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te klubi italian Lazio.
Nga viti 2016 deri në vitin 2024, Immobile ishte pjesë e ekipit nga Roma.
36-vjeçari me Lazion zhvilloi 340 ndeshje, derisa kontribuoi me 207 gola dhe 55 asistime.
Immobile është golashënuesi më i mirë në histori të Lazios.
Edhe
Pensionohet Ricardinho, legjenda e futsallit
Me klubin italian, Immobile ka fituar edhe tre trofe.
Qendërsulmuesi karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Genoa, Torino, Borussia Dortmundi, Sevilla, Beshiktashi e Bologna.
Immobile me Italinë e fitoi Evropianin e vitit 2021.