Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mbetet pa Pellegrinin

Skuadra e Romës ka mbetur pa kapitenin Lorenzo Pellegrini, i cili shkaku i lëndimit nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në fund të këtij viti. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Pellegrini ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye pritet të qëndrojë jashtë fushe për të paktën tri javë.

Pellegrini u lëndua në humbjen e Romës nga Lazio 1:0 dhe u detyrua të zëvendësohet në fillim të pjesës së dytë. Shkaku i lëndimit, Pellegrini nuk do t’i ndihmojë Romës në dy ndeshjet e fundit para Kampionatit Botëror, me Sassuolon dhe Torinon. 26-vjeçari këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, ku në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë.