Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci, dy javë jashtë fushës

Leonardo Bonucci

Skuadra e Juventusit ka mbetur pa kapitenin Leonardo Bonucci të paktën deri në fund të këtij muaji.

Nëpërmjet një njoftimi të premten, Juventusi ka bërë të ditur se Bonucci do të jetë për dy javë jashtë fushës për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Sevillas.

Juventusi barazoi 1:1 me Sevillan në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës, ndërsa Bonucci u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 60-të.

Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe pritet të mungojë në ndeshjet që Juventusi i ka me Cremonesen, Sevillan dhe Empolin.

36-vjeçari këtë edicion është përballur me lëndime të shumta dhe deri më tani ka 24 paraqitje e dy gola të shënuar në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm