Juventusi është i gatshëm që të përshëndetet me mbrojtësin veteran, Leonardo Bonucci.
Për Bonuccin është raportuar se mund të lihet jashtë skuadrës që do të udhëtojë në përgatitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
36-vjeçari i qendrës së mbrojtjes ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “zonjën e vjetër”, ndërsa nuk pritet që të jetë pjesë e formacionit titullar për edicionin e ardhshëm.
Bonucci, sipas mediave italiane, ka marrë oferta së fundmi nga Newcsatle United, Sampdoria dhe disa klube arabe.
Bonucci pjesë e Juventusit është prej vitit 2010.
Me “bianconerët” ka tetë tituj të fituar, katër Kupa të Italisë e pesë Superkupa të Italisë.
Artikuj të ngjashëm