Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci kërkon largimin nga Juventusi

Leonardo Bonucci është në sezonin e 12-të me skuadrën e Juventusit dhe qendërmbrojtësi ka qenë një prej lojtarëve kryesorë në skuadër përgjatë këtyre viteve.

Megjithatë, 35-vjeçari, sipas mediave italiane, ka kërkuar largimin pasi është i pakënaqur. Ai dëshiron që të largohet nga klubi që në muajin janar.

Bonucci pritet që ta vazhdojë kontratën te Tottenhami në Premier League, ku do të punonte sërish me ish-trajnerin e “bianconerëve”, Antonio Conten.

Në total, Bonucci ka zhvilluar 486 ndeshje me “bardhezinjtë”, ndërsa ka 118 paraqitje për Italinë.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm