Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma heq dorë nga Bonucci

Mbrojtësi Leonardo Bonucci përfundimisht nuk do të transferohet te Roma pasi ekipi italian ka hequr dorë nga shërbimet e tij. “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se Roma nuk e ka parë të arsyeshme transferimin e 36-vjeçarit edhe pse palët parimisht kishin arritur marrëveshje.

Bonucci ishte pajtuar me kontratë për gjashtë muaj dhe 800 mijë euro të ofruara nga Roma, por në fund drejtuesit e ekipit nga Serie A kanë njoftuar mbrojtësin se marrëveshja nuk do të finalizohet.

Bonucci tek Roma do të transferohej si lojtar i lirë, pasi ka arritur marrëveshje personale me Union Berlinin për shkëputjen e kontratës që i skadon në fund të edicionit. Ai tek Union Berlini u transferua këtë verë dhe për ekipin gjerman ka regjistruar 10 paraqitje në të gjitha garat, ku e ka shënuar edhe një gol.

Artikuj të ngjashëm