Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Romës të gatshëm për ta mirëpritur Bonuccin

Lojtarët e Romës kanë dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Leonardo Bonuccit në muajin janar, pasi bisedimet mes zyrtarëve të “giallorossëve” dhe mbrojtësit italian janë duke vazhduar.

Futbollisti me përvojë mund të transferohet në “Stadio Olimpico”, vetëm gjashtë muaj pasi u transferua tek Union Berlini nga Juventusi.

Roma është duke u përballur me lëndime, sidomos në fazën e mbrojtjes, dhe për këtë arsye po shihet mundësia e transferimit të Bonuccit që ka përvojë të madhe në futbollin italian.

36-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje për Union Berlinin në edicionin aktual, ndërsa e ka një gol të shënuar.