Leonardo Bonucci do të largohet pas vetëm gjashtë muajve tek Union Berlini për t’u rikthyer në Serie A të Italisë. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se Bonucci në afatin kalimtar të janarit do t’i bashkohet Romës, ekip me të cilin ka marrëveshje në parim.
Mësohet se Bonucci te Roma do të transferohet si lojtar i lirë pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Union Berlinin që i skadon në fund të këtij edicioni. Ai nuk është i kënaqur te skuadra gjermane, pasi në këtë edicion ka regjistruar vetëm 9 paraqitje në të gjitha garat.
Bonucci në fillim të këtij edicioni iu bashkua Union Berlinit pasi e shkëputi kontratën me Juventusin, ekip me të cilin ka fituar tetë tituj kampioni të Italisë.
36-vjeçari, me Romën do të firmos kontratë për gjashtë muaj me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.