Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci do të transferohet në Bundesligë

Mbrojtësi Leonardo Bonucci, përfundimisht do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë. Ai do të largohet nga Juventusi për t’u transferuar te skuadra e Union Berlinit. Mediumet gjermane kanë raportuar të enjten se

Bonucci ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman, tek i cili do të prezantohet të premten. 26-vjeçari tek Union Berlini do të transferohet si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Juventusin që i skadon vitin e ardhshëm. Me Union Berlinin, ekip që do të paraqitet në Ligën e Kampionëve, Bonucci do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Për Bonuccin, ky do të jetë edicioni i parë jashtë Italisë, ku ka luajtur edhe për Interin e Milanin. Ai në total ka fituar 9 tituj kampioni në Serie A dhe u largua nga Juventusi pasi nuk bënte pjesë në planet e klubit.