Kapiteni Leonardo Bonucci po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Juventusit. “Tuttosport” raporton të martën se Bonucci do të largohet nga ekipi në fund të sezonit, pasi tashmë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit me vendimin e tij.
Bonucci do ta shkëpusë kontratën që i skadon vitin tjetër dhe, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në SHBA.
35-vjeçari këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe ka humbur vendin e titullarit, pasi trajneri Massimiliano Allegri po e preferon brazilianin Gleison Bremer para tij.
Deri më tani, Bonucci ka regjistruar 21 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola. Ai u rikthye te Juventusi në vitin 2018 pas një sezoni te Milani, ndërsa me ekipin nga Torino ka fituar tetë tituj kampioni të Italisë.