Kapiteni Leonadro Bonucci po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Juventusit. “Tuttosport” ka njoftuar të martën se Bonucci do të largohet nga Juventusi këtë verë. Mësohet se 36-vjeçari ka njoftuar Juventusin për vendimin e tij, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Te Juventusi janë të gatshëm ta lënë të lirë Bonuccin, i cili këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar vetëm 24 paraqitje në të gjitha garat. Edhe pse do të largohet nga Juventusi, Bonucci pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Thuhet se ai do t’i bashkohet Monzas, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje.
Monza i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.