Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi pritet të zyrtarizohet te PSG-ja

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, është në bisedime të avancuar për një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germaini. Icardi është i huazuar te Parisi nga Interi, por klubi francez po synon ta bëjë transferimin e plotë, shkruan “Football Italia”.

Icardi do të ketë te Parisi një pagë vjetore prej 10 milionë euro. Parisi i ka ofruar Interit 55 milionë euro dëmshpërblim plus bonuse. Por, Interi po kërkon 60 milionë euro total, duke mos përfshirë klauzola për rritje të çmimit.

Icardi te Parisi do të firmosë kontratë katërvjeçare. Ai ka ndihmuar me 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm