Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi do t'i bashkohet PSG-s

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi do të jetë pjesë e ekipit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Icardi është pajtuar të huazohet te PSG-ja, pasi ekipi ka arritur marrëveshje me Interin.

PSG-ja, gjithashtu ka edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Icardit në fund të këtij edicioni për 70 milionë euro. Icardi, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Interit, Antonio Conte gjatë ditës do t'i kryejë kontrollimet mjekësore dhe do të prezantohet te kampioni i Francës, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 26-vjeçar, para se të pranoj huazimin te PSG-ja, ka pranuar rinovimin e kontratës me Interin deri në vitin 2022. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2013 dhe edicionin e shkuar ka shënuar 17 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.