Mauro Icardi do t’i bashkohet Galatasarayt të Turqisë.
Siç raporton Fabrizio Romano, Icardi i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, ndërsa do të huazohet te gjiganti turk nga Paris Saint-Germani. Galatasaray do të paguaj pjesën më të madhe të pagës së tij.
Sulmuesi 29-vjeçar me PSG-në ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Sampdoria dhe Interi në Itali.