Pasi transferoi Deniz Terziqin ditë më parë, KH Trepça të premten e zyrtarizoi edhe një reprezentues tjetër të Kosovës. Aloja Lulzim Shabani do të jetë pjesë e ekipit nga Mitrovica për pjesën e mbetur të sezonit.
Shabani para se t’i bashkohej Trepçës, karrierë ka bërë edhe te Prishtina e Ferizaj dhe është aloja e majtë më e mirë në Kosovë.
“Jemi mobilizuar në punën me të rinj e njëkohësisht në forcimin e skuadrës seniore. Pasi kemi angazhuar Deniz Terziqin, njërin prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë, marrëveshjen e kemi finalizuar edhe me alon Lulzim Shabani. Ferizajasi Shabani vjen nga një qytet i hendbollit në një tjetër qytet të hendbollit”, thuhet në njoftimin e KH Trepçës.
Artikuj të ngjashëm