Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça transferon Arian Qallakun

Qallaku

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, është përforcuar me Arian Qallakun për edicionin 2026/2027.

Qallaku kalon te Trepça nga skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli.

“Mirë se erdhe Arian. Nga sot Arian Qallaku është pjesë e minatorëve për sezonin 2026/27”, shkruan në njoftimin e Trepçës.

Qallaku është reprezentues i Kosovës.