Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Hajrizi vazhdon me Trepçën

Drilon Hajrizi

Trepça ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Klubi mitrovicas ka vazhduar kontratën me Drilon Hajrizin, njërin prej basketbollistëve më të mirë në vend. Marrëveshja e re është e vlefshme për një vit.

Hajrizi është rritur te Trepça, kurse u kthye në vitin 2020. Me Trepçën ka fituar shumicën e trofeve në gjashtë vjetët e fundit.

Hajrizi aktualisht është i grumbulluar me Kosovën.