Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” i Fazliut me asistime, shënojnë Vladi e Mulaj

Valon Fazliu dhe Shkëlqim Vladi kanë qenë më meritorët që skuadra e Aaraut shënoi fitore të thellë të shtunën në shtëpi përballë Xamaxit.

Aarau fitoi me rezultatin 5:2 në ndeshjen e xhiros së 30-të të “Challenge League”, apo rangut të dytë të futbollit zviceran.

Fazliu asistoi në dy golat e parë, në minutën e pestë dhe të 28-të, si dhe në golin për 4:1 që u shënua nga shqiptari tjetër, Shkëlqim Vladi.

Tek Aarau titullarë ishin edhe Milot Avdyli dhe Arijan Qollaku. Minuta pati edhe për Shkëlzen Gashin. Imran Bunjaku ishte në bankën rezervë.

Izer Aliu te Xamaxi luajti nga minuta e 65-të.

Edhe Aarau vendosi rekord në ndeshjen ku shqiptarët lanë gjurmë Futboll Aarau vendosi rekord në ndeshjen ku shqiptarët lanë gjurmë

Aarau ka 45 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Xamaxi është në pozitën e fundit me 19 pikë.

Në ndeshjen tjetër të “Challenge League” që u luajt të shtunën, Lausanne Ouchy dhe Thuni barazuan 2:2.

Edhe në këtë ndeshje për vendësit, vendimtarë ishin tre shqiptarë.

Liridon Mulaj shënoi për vendësit në minutën e 24-t, ndërsa Valmir Matoshi asistoi për mysafirët që barazuan rezultatin në minutën e 38-të.

Alban Ajdini asistoi më pas për vendësit në minutën e 63-të që rikthyen epërsinë në 2:1, por nuk e mbajtën epërsinë deri në fund dhe ndeshja u mbyll, 2:2.

Edhe Aarau fiton me dy gola të Fazliut Sport Aarau fiton me dy gola të Fazliut

Te skuadra vendëse luajti edhe Lavdrim Hajrullahu që është kapiten i ekipit, kurse Zemërart Lekaj ishte në bankën rezervë te Thuni.

Lausanne ka 44 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Thuni ka dy pikë më shumë në pozitën e katërt.