Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu i pandalshëm në “Challenge League”

Mesfushori i Aaraut, Valon Fazliu, ka vazhduar me paraqitje shumë të mira në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës.

Ai në minutën e 64-t e shënoi golin e fitores për Aaraun që në udhëtim mposhti Vaduzin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të të zhvilluar të dielën.

Fazliu në edicionin e sivjetmë ka 12 gola të realizuar e 13-të asistime. Fazliu, Shkëlqim Vladi, Arijan Qollaku kompletuan ndeshjen te mysafirët, kurse Imran Bunjaku luajti nga minuta e 79-të. Te vendësit në tërë ndeshjen luajti Arbenit Xhemajli.

Aarau ka 52 pikë në pozitën e pestë. Vaduzi në vendin e parafundit ka 33 pikë.

Artikuj të ngjashëm