Mesfushori Valon Fazliu ia ka siguruar fitoren në udhëtim skuadrës së tij, Aaraut. Fazliu e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Bellinzonas në minutën e 41-të. Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi javës së 31-të të Kategorisë së Dytë të Zvicvrës. Për futbollistin 27-vjeçar është goli i 11-të.
Në 30 ndeshje në “Challange League”, Fazliu ka kontribuar edhe me 13 asistime. Fazliu luajti deri në minutën e 86-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua edhe Imran Bunjaku.Arijan Qollaku, Milot Avdyli u paraqitën deri në fund të takimit, ndërsa në stol mbeti Shkëlzim Vladi.
Në stol te Bellinzona ishte edhe Valton Behrami.
Artikuj të ngjashëm