Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol e asist nga Fazliu në Zvicër

Valon Fazliu vazhdon të shkëlqejë te skuadra e Aaraut. Të premten ai shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren 2:0 ndaj Schaffhausenit.

Ndeshja i takoi xhiros së 34-t të kategorisë së dytë të Zvicrës.

Në 33 ndeshje, kosovari ka 13 gola e plot 14 asistime.

Aarau mban vendin e katërt me 55 pikë.

Në fitoren 4:1 të Lausannes ndaj Yverdonit, Liridon Mulaj shënoi një gol, ndërsa Alban Ajdini kishte një asistim.