Valon Fazliu ka kontribuuar me dy gola në fitoren e Aaraut të premten mbrëma ndaj Xamaxit, në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.
Aarau fitoi 2:0 në ndeshjen që i takoi xhiros së 24-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori 28-vjeçar realizoi në minutën e 25-të dhe të 54-t dhe e kompletoi ndeshjen. Ai ka dhjetë gola të shënuar dhe tri asistime në edicionin aktual.
Binjamin Hasani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Milot Avdyli luajti deri në minutën e 81-të.
Shkëlqim Demhasaj e Arijan Qollaku u inkuadruan në minutën e 87-të.
Te mysafirët luajtën Eris Abedini deri në minutën e 63-të, dhe Samir Ramizi deri në minutën e 80-të.
Izer Aliu ishte në bankën rezervë.