Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ishte protagonist në ndeshjen mes Aaraut dhe Xamaxit, të dielën. Demhasaj shënoi autogol në minutën e 15-të e më pas realizoi gol për Aaraun në minutën e 48-të.
Për këtë skuadër një gol e shënoi Valon Fazliu.
Ndërkohë Izer Aliu shënoi golin e dytë për Xamaxin që e fitoi ndeshjen e xhiros së tretë të kategorisë së dytë zvicerane.
Për Xamaxin ishte fitorja e dytë, ndërsa për Aaraun humbja e dytë.