Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Demhasaj ndërron skuadër por mbetet në Zvicër

demhasaj

Yverdon-Sport e synon transferimin e sulmuesit kosovar, Shkëlqim Demhasaj. 

Kështu ka shkruar të premten “SFM Football”. 

30-vjeçari, kontrata e të cilit me Neuchatel Xamaxin skadon në verë, do të largohet si futbollist i lirë. 

Njësoj si Xamaxi, Yverdoni bën gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Demhasaj pati formë të shkëlqyer në edicionin e fundit.

Edhe Goli i Demhasajt nuk mjafton, Xamaxi eliminohet Futboll 5 muaj më parë Goli i Demhasajt nuk mjafton, Xamaxi eliminohet

Ai i realizoi 21 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë i ligës. 

Demhasaj në “Challenge League” i ka luajtur 199 ndeshje dhe ka shënuar 78 gola.