Osman Ismaili është duke shkëlqyer te skuadra e Aaraut në Zvicër dhe ka marrë vëmendje.
Si rezultat i golave të shënuar dhe paraqitjeve të mira, Federata Shqiptare e Futbollit synon t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit 16-vjeçar.
Kështu të paktën ka raportuar “Kicker” të mërkurën
Qendërsulmuesi Ismaili tashmë ka paraqitje me të rinjtë e Zvicrës dhe të Maqedonisë së Veriut, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Ismaili i ka tri gola të shënuar në katër ndeshjet e para në ligën U17 të Zvicrës.
Ai vlerësohet në Zvicër për shkak se mund të luajë në disa pozita të sulmit.