Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fillim i vështirë për Rilind Nivokazin

Rilind Nivokazi

Fillimi i edicionit 2026/27 nuk ka qenë i lehtë për Rilind Nivokazin, i cili ende po kërkon formën më të mirë. Mungesa e golave në javët e para ka bërë që paraqitjet e sulmuesit kosovar të jenë nën vëzhgim më të madh, shkruan të martën “Blick”. 

Në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Superligën e Zvicrës, Nivokazi nuk ka arritur të shënojë gol apo të regjistrojë asistim për Sionin. 

Sulmuesi kosovar e ka një gol dhe një asistim në garat evropiane, më saktësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës. 

Pavarësisht vështirësive në fillim të edicionit, te Sioni vazhdojnë të besojnë te potenciali i Nivokazit. Në mbrojtje të Nivokazit ka dalë mbrojtësi Numa Lavanchy, i cili ka kërkuar durim ndaj sulmuesit kosovar, duke kujtuar se ai ende është në fazën e përshtatjes me nivelin e Superligës zvicerane.

“Është vetëm sezoni i tij i dytë në Superligë, nuk duhet ta harrojmë këtë”, ka thënë Lavanchy. 

Mbrojtësi zviceran ka treguar se ka një raport të mirë me Nivokazin. 

Edhe Nivokazi asiston në barazimin e Sionit Futboll Nivokazi asiston në barazimin e Sionit

“Flasim shumë, pasi kemi mundësi të komunikojmë në italisht. Mundohem ta vendos në kushtet më të mira dhe ta inkurajoj. Pozitiviteti është shumë i rëndësishëm”, deklaroi 32-vjeçari. 

26-vjeçari Nivokazi edicionin e kaluar në elitën zvicerane realizoi 13 gola dhe bëri pesë asistime.