Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, ka vazhduar me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës.
Nivokazi regjistroi një asistim në barazimin e Sionit 2:2 në shtëpi ndaj Luganos.
Ndeshja Sion – Lugano i takoi xhiros së parafundit.
Nivokazi asistoi në golin e minutës së 55-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.
Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin, derisa Donat Rrudhani u aktivizua në minutën e 80-të.
Uran Bislimi u paraqit gjatë gjithë ndeshjes te Lugano, kurse Ezgjan Alioski në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të.
Edhe
Nivokazi humb penallti, Sioni barazon me Luganon
Portieri Amir Shaipi mbeti në stol.
Lugano është në vendin e tretë me 64 pikë, kurse Sioni në vendin e katërt me 62 pikë.
Pozita e tretë siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.