Futboll

Nivokazi vazhdon me gola në Zvicër

Nivokazi

Sulmuesi kosovar Rilind Nivokazi ka vazhduar me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës.

Nivokazi të dielën shënoi golin e radhës për Sionin në elitën e futbollit helvetik.

Ai shënoi një gol në barazimin 2:2 të Sionit në shtëpi ndaj Zurichut.

Nivokazi e shënoi golin e dytë në minutën e 40-të.

Për sulmuesin 25-vjeçar është goli i shtatë në 14 ndeshje të Superligës.

Ai ndaj Zurichut u paraqit deri në minutën e 83-të. Deri në minutën e 66 për Sionin luajti edhe Donat Rrudhani, ndërsa ndeshjen e kompletoi Kreshnik Hajrizi.

Për Sionin në krahun e djathtë të mbrojtjes luajti Lindrit Kamberi, kurse në minutën e 71-të u aktivizua Bledian Krasniqi.