Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nivokazi humb penallti, Sioni barazon me Luganon

Rilind Nivokazi

Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, ka humbur penallti në ballafaqimin ndaj Luganos.

Skuadra ku aktivizohet, Nivokazi, Sioni, barazoi 1:1 me Luganon të shtunën në udhëtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Nivokazi penalltinë e humbi në minutën e 56-të. Goditja e tij shkoi jashtë portës.

Yanis Cimignani e kaloi në epërsi Luganon në minutën e 29-të.

Sioni shifrat i barazoi në minutën e 63-të me golin që e shënoi Liam Chipperfield.

25-vjeçari Nivokazi luajti deri në minutën e 82-të. Për Sionin luajnë edhe tre futbollist tjerë kosovar. Kreshnik Hajrizi e kompletoi ndeshjen, Donat Rrudhani u paraqit deri në minutën e 72-të, kurse po të njëjtën minutë në lojë u inkuadrua Benjamin Kololli.

Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi.

Lugano ka 23 pikë në vendin e pestë. Sioni ka dy pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.