Sulmuesit Rilind Nivokazi i ka zgjatur vetëm 30 minuta qëndrimi në fushë në barazimin 2:2 të Sionit ndaj klubi armen, Noah.
Nivokazi u zëvendësua katër minuta pasi Sioni mbeti me një lojtar më pak në fushë. Ndodhi kjo kur rezultati ishte 2:1 në të mirë të ekipit vendas.
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Sioni arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 57-të.
Edhe vendasit e mbyllën ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës me një lojtar më pak.
Në minutën e 65-të iu përjashtua një lojtar me karton të kuq. Për Sionin nga minuta e 60-të u paraqit edhe Donat Rrudhani.