Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nivokazi shënon, Rrudhani asiston në fitoren e Sionit

Rilind Nivokazi

Rilind Nivokazi ka shënuar një gol, kurse Donat Rrudhani ka kontribuar me një asistim në fitoren e Sionit. 

Sioni të enjten mbrëma e mposhti BATE-n me rezultatin e thellë 4:0 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Sioni me rezultat të përgjithshëm 5:1 ka avancuar në rrethin e tretë kualifikues. 

Nivokazi shënoi për 2:0 në minutën e 38-të. Ndërsa Rrudhani asistoi te goli i katërt në minutën e 68-të. 

Sulmuesi Nivokazi u zëvendësua në minutën e 73-të, kurse Rrudhani në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të.