Sulmuesi i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka asistuar dy herë dhe e ka ndihmuar Sionin zviceran të avancojë në plejofin e Ligës së Konferencës.
Sioni fitoi 2:1 ndaj skuadrës Noah të Armenisë dhe është vetëm një hap larg kualifikimit në fazën e ligës.
Ndeshja e parë u mbyll 2:2.
Nivokazi asistoi në golat e minutave 53 dhe 63. Ai u zëvendësua nga Benjamin Kololli në minutën e 76-të.
Donat Rrudhani u inkuadrua në minutën e 70-të.
Artikuj të ngjashëm
-
Nivokazi ndihet si 15-vjeçar pas “hat-trickut” të parë në Superligë
-
Bunjaku flet për lojtarët me shtetësi të dyfishtë: Vendim i vështirë
-
Shifrat e veçanta të “Dardanëve” në top-ligat evropiane
-
Katër ndeshje pa fitore për Hoffenheimin e tre “dardanëve”
-
Frokaj në plejofin e Ligës së Konferencës me St. Gallenin