Rilind Nivokazi i Sionit po vlerësohet si makineri e golave nga mediume të njohura. “Kicker” e “Bluesport” kanë publikuar të enjten shkrime për sulmuesin me rrënjë nga Kosova. Për të ka folur edhe trajneri i Sionit, Didier Tholot.
Para se të transferohej në Zvicër në verën e vitit 2021, Nivokazi luajti në Serie C në Itali.
“Kam pasur vështirësi në Serie C. Luaja pak dhe nuk arrita të adaptohesha në filozofinë e lojës”, ka thënë Nivokazi në një intervistë dhënë për “Bluesport”.
Por, pas transferimit në Zvicër, ai luajti për Chiasson, Rappersëilin, Luganon dhe Bellinzonan.
Te Bellinzona në kategorinë e dytë të futbollit zviceran i shënoi 18 gola. Dhe në vitin 2025, u transferua te Sioni në Superligën e Zvicrës.
“Viti te Bellinzona më ka ndihmuar shumë sepse më ka dhënë atë që më është dashur. Më ka rritur si lojtar”, thotë Nivokazi.
Sioni është i pesti në Superligën e Zvicrës dhe për sukseset e tij, ka folur edhe trajneri Tholot.
Edhe
Fillim i vështirë për Rilind Nivokazin
“Ai ka përjetuar momente të ngjashme si të miat në karrierën si futbollist aktiv. Kjo më ka ndihmuar”, ka thënë Tholot.
26-vjeçari Nivokazi në këtë edicion i ka zhvilluar 34 ndeshje, ndërsa ka realizuar 11 gola e dy asistime.
Nivokazi ishte në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e Kosovës në këtë muaj.