Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nivokazi pret ftesën e Kosovës pas golave në Zvicër

nivokazi

Sulmuesi Rilind Nivokazi ka folur për të kaluarën dhe formën aktuale që po kalon me fanellën e Sionit në Superligën e Zvicrës.

Ai pranon se në të kaluarën kishte bërë disa gabime. Por ka theksuar se kishte besim se do ta kthente karrierën në rrugën e duhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bëra disa zgjedhje që nuk ishin të duhurat për karrierën time, por ende mendoj se duhej të ishte ashtu. Kjo është mënyra ime e të menduarit. Por kurrë nuk pushova së besuari dhe jam i sigurt se nëse mbjell, do korrësh”, ka thënë Nivokazi, i cili ëndërron ftesë nga Kosova për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

Ndeshja Sllovaki - Kosovë luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm.

“Shumë herë është mirë të fillosh pak në heshtje dhe pastaj të shfaqesh, duke punuar siç kam bërë që nga dita e parë që arrita këtu”, është shprehur Nivokazi.

Sulmuesi 25-vjeçar për Sionin në 14 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar një herë.

Para se të paraqitej për Kosovën U21, Nivokazi kishte luajtur për Italinë në grupmoshën U18, U17 dhe U16. Te Kosova së fundit ishte në listën rezervë.